Ndërlidhjet

Gjeorgjia “do të mbrojë” pakicat seksuale


Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili.
Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili.
Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, ka thënë se minoritetet seksuale në vendin e tij “kanë të drejtat e njëjta si grupet e tjera sociale”.

Ai ka pranuar se ka disa grupe në Gjeorgji që nuk i pranojnë pakicat seksuale si të barabarta, por ka thënë se “shoqëria do të mësohet me to”.

Ivanishvili ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit e demonstratës së komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual, të paraparë për këtë të premte, do të mbrohen nga sulmet.

Të njëjtën ditë, grupet anti-homoseksuale planifikojnë të protestojnë rreth 50 metra larg demonstratës së LGBT-së.

Ivanishvili nuk ka pranuar të flasë për qëndrimin e tij ndaj martesave të gjinisë së njëjtë.
XS
SM
MD
LG