Ndërlidhjet

Vathët që kushtuan 2.39 milionë $


Në foto aktorja Gina Lollobrigida
Në foto aktorja Gina Lollobrigida
Një palë vathë margaritari, të cilët i përkisnin aktores italiane, Gina Lollobrigida, janë shitur me një çmim rekord prej 2.39 milionë dollarësh.

Shitja në ankandin Sotheby ka thyer rekordin e vitit 2011, për shitjen e vathëve të Elizabeth Taylorit.

Lollobrigida, yll i njohur i filmit në vitet 1950 dhe 1960, ka shitur vathë të prodhuar nga firma italiane Bulgari.

Lollobrigida, 85-vjeçare, ka thënë se me paratë e fituara do të ndihmojë hulumtimin e qelizave burimore.
XS
SM
MD
LG