Ndërlidhjet

Luftime përreth burgut në Alepo


Alepo
Alepo
Rebelët sirianë kanë sulmuar burgun kryesor në Alepo, në përpjekje për të liruar qindra kundërshtarë të qeverisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut raporton për përleshje të ashpra midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë përreth burgut.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdul Rahman, thotë se objekti mban rreth 4,000 të burgosur. Në mesin e tyre thuhet të jenë 250 persona, të cilët janë arrestuar prejse ka nisur kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në mars të vitit 2011.

Raporte për viktima nga përleshjet nuk ka.
XS
SM
MD
LG