Ndërlidhjet

Kroaci: Janë arrestuar 25 të dyshuar për trafikim të njerëzve


Pamje e Zagrebit
Pamje e Zagrebit
Autoritetet e Kroacisë i kanë arrestuar 25 vetë të dyshuar se janë pjesë e rrjeteve të trafikimit të njerëzve, që kryesisht ishin shtetas të Kosovës dhe Turqisë, në Bashkimin Evropian, ka njoftuar sot policia.

“Policia ka dëshmi se gjithsej janë kontrabanduar 133 imigrantë”, më herët këtë vit, u tha gazetarëve zyrtari Dejan Savic.

Sipas tij, arrestimet janë bërë dje në bastisjet në kryeqytetin Zagreb, pastaj në Split, dhe në qytetin verior Osijek.

Të gjithë ata janë të dyshuar për organizim të transferit të imigrantëve, që kanë hyrë në Kroaci nga Bosnja dhe Serbia, dhe kanë vazhduar për në Slloveni, që është anëtare e Bashkimit Evropian.

Imigrantët kishin paguar prej 1000 e deri në 1200 euro për një rrugë, tha Saviq.

Kroacia prej 1 Korrikut bëhet anëtare fuqiplotë e Bashkimit Evropian, por konsiderohet se është pjesë e të ashtuquajturës rrugë Ballkanike, që shpeshherë përdoret nga kriminelët për trafikim të njerëzve, të armatimit dhe drogës, për në shtetet perëndimore të Evropës.
XS
SM
MD
LG