Ndërlidhjet

Biden e uroi Daçiqin për marrëveshjen e normalizimit me Kosovën


Joe Biden
Joe Biden
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, mbrëmë vonë në Uashington.

Zoti Biden e ka përsëritur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për partneritet të fuqishëm bilateral dhe në rritje me Serbinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet një kumtese.

Mëtutje në kumtesë theksohet se Joe Biden e ka uruar kryeministrin Daçiq, për arritjen e një marrëveshje iniciale për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo marrëveshje e mbanë premtimin e avancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet dhe siguron të ardhme paqësore dhe prosperuese për shtetasit e tyre”, thuhet në kumtesë, dhe shtohet se kryeministri Daçiq dhe qeveria e tij kanë treguar lidership dhe bindje në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm.

Zëvendëspresidenti Biden ka theksuar rëndësinë që Serbia dhe Kosova të lëvizin përpara në mënyrë të shpejtë, për t’i plotësuar përkushtimet e veta nga dialogu dhe për implementimin e plotë të marrëveshjes.

Zoti Biden i inkurajon Serbinë dhe Kosovën ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për t’i lëvizur vendet e veta përpara, thuhet në fund të kumtesës së Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG