Ndërlidhjet

Grubjeshiq: Pa implementim, nuk ka datë


Suzana Grubjeshiq
Suzana Grubjeshiq
Nëse Serbia dhe Kosova nuk arrijnë pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve, Serbisë nuk do t’i jepet data për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, ka deklaruar sot nënkryetarja e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq.

Ajo ka deklaruar sot se pret që kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, më 21 Maj në Bruksel, do të pajtohen për zbatim të marrëveshjes.

“Është shumë i rëndësishëm roli i Bashkimit Evropian për afrimin e qëndrimeve”, tha ajo në një konferencë për gazetarë në Beograd.
XS
SM
MD
LG