Ndërlidhjet

Papa kërkon ndërprerjen e "tiranisë së parave"


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku iu ka bërë thirrje liderëve botërorë që t’i japin fund “kultit të parave” dhe të bëjnë më shumë për të ndihmuar të varfrit, duke tërhequr vërejtjen se pasiguria është duke u rritur në shumë rajone të botës dhe “gëzimi i jetës” po zhduket në shtetet e zhvilluara.

“Adhurimi i vjetër për arin është kthyer në një imazh të pazemër të kultit të parave dhe të diktaturës së një ekonomie që është e pafytyrë dhe që i mungon ndonjë qëllim i vërtetë njerëzor”, ka thënë papa Françesku në një adresim për ambasadorët në Vatikan.

Ai ka thënë se ideologjitë radikale të tregjeve të lira kanë krijuar një “tirani të re të padukshme dhe shpesh virtuale” dhe kërkoi reforma financiare globale nga të cilat do të përfitonin të gjithë.

“Solidariteti që gjithnjë është konsiderura si thesar i të varfërve, shpesh është konsideruar si kundërproduktiv ndaj logjikës së financave dhe ekonomisë”, është shprehur Papa Françesku.
XS
SM
MD
LG