Ndërlidhjet

Vriten dy pjesëtarë të ISAF dhe katër civilë


Kabul, 16 maj, 2013
Kabul, 16 maj, 2013
Misioni i NATO-s në Afganistan, (ISAF) tha se dy nga pjesëtarët e vet dhe katër kontraktues civilë janë vrarë në një sulm vetëvrasës me automjet-bombë në Kabul.

Një deklratë e ISAF-it tha të enjten se sulmi kishte në shënjestër një konvoj prej dy makinash por nuk dha përkatësinë kombëtare të viktimave.

Zyrtarët shëndetësorë dhe të policisë thanë se të paktën gjashtë civilë, përfshirë edhe fëmijë janë vrarë ndërsa 30 janë plagosur.

Grupi militant mysliman Hizb-e Islami, i drejtuar nga Gulbuddin Hekmatyar, e ka marrë përgjegjësinë.

Sulmi më i madh i fundit në Kabul ishte më 9 mars, kur një sulmues vetëvrasës ka vrarë nëntë persona jashtë Ministrisë së Mbrojtjes gjatë një vizite të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel.

Gjatë kësaj javë, tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe tre të asaj të Gjeorgjisë janë vrarë në dy sulme të ndara në vend.
XS
SM
MD
LG