Ndërlidhjet

Konfiskohen 2 tonë kanabis në Francë


Plantacion kanabisi në Afganistan, foto nga arkivi
Policia doganore ka konfiskuar më shumë se dy tonë kanabis të kontrabanduar në Francë nga Spanja.

Sasia ishte e fshehur në një dërgesë karrotash, kanë thënë autoritetet.

Policia doganore tha në një deklaratë se ka konfiskuar 2.1 tonë kanabis, që në rrugë kap vlerën e 10 milionë eurove.

Kamioni është ndaluar në një autostradë në Francën qendrore.

Ishin qentë ata që zbuluan drogën e fshehur në kutitë e karotave, me origjinë nga Spanja.
XS
SM
MD
LG