Ndërlidhjet

Merkel merr pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Tifozja e futbollit, kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve, që mbahet në mes të dy ekipeve gjermane Borussia Dortmund dhe Bayern Munich më 25 maj në Wembley.

E pyetur gjatë një konference për gazetarë në Berlin, nëse do të shkojë, ajo është përgjigjur: “Po mendoj se do të shkojë, po”.

Ajo nuk ka përcaktuar se cilin ekip e preferon.

E pyetur nëse do ta mbështeste Bayernin (që ka ndërresat e kuqe, sikurse ngjyra kryesore e partisë opozitare)apo Dortmundin (që ka ngjyrat zi dhe verdhë, ngjyrat e partive në koalicionin qeverisës). Merkel ka thënë:

“Jam kancelare gjermane dhe them për Gjermaninë. Dhe do të jem e sigurt ta them këtë edhe javën e ardhshme”.

Merkel shpesh merr pjesë në ndeshjet e ekipit kombëtar të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG