Ndërlidhjet

Beogradi pret afrim qëndrimesh me Prishtinën


Shefi i ekipit serb në bisedimet, Prishtine-Beograd, Dejan Paviceviq
Shefi i ekipit serb në bisedimet, Prishtine-Beograd, Dejan Paviceviq
Ekipet e Beogradit dhe të Prishtinës do të takohen nesër në Bruksel, ndersa shefi i ekipit serb, Dejan Paviçeviq pret që të dy palët të ofrojnë më shumë qëndrimet sesa në bisedimet e mëparshme, transmeton B92.

Në takim, sipas këtij mediumi serb, do të diskutohen temat e telekomukiacionit dhe të energjetikës.

Paviçeviq ka thënë se temat kanë nisur më herët në kuadër të dialogut teknik, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tash një sërë marrëvshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruskel, por lë për të dëshiruar zbatimi i tyre, siç nuk ka nisur së zbatuari ende as marrëveshja për normalizim raportesh e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në muajin prill në Bruksel.
XS
SM
MD
LG