Ndërlidhjet

Militani i dyshuar hedh veten në erë


Kaukazi Verior
Kaukazi Verior
Ministria e Brendshme e Ingushetisë ka bërë të ditur se një militant i dyshuar, ka përdorur granatën për të hedhur veten në erë dhe për të plagosur një oficer policor.

Zyrtarët besojnë se sulmuesi vetëvrasës ka qenë nga Çeçenia fqinje, por emri i tij nuk është bërë publik.

Ai thuhet të jetë kërkuar nga autoritetet për pjesëmarrje të dyshuar në një grup të paligjshëm.

Ingushetia dhe Çeçenia, së bashku me republikat tjera ruse të Kaukazit Verior, vazhdojnë të përjetojnë dhunë që lidhet me ekstremistë islamikë dhe grupe të organizuara kriminale.
XS
SM
MD
LG