Ndërlidhjet

Stuhi shiu në Kinë, 34 të vdekur


Kine, foto nga arkivi
Kine, foto nga arkivi
Vërshimet dhe rrëshqitja e dheut ka lënë të paktën 34 persona të vdekur dhe 12 të humbur, duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra mijëra personave, pasi që një stuhi shiu e përfshiu Kinën Jugore, raporton DPA.

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 11 konsiderohen të zhdukur në në provincën e goditur më së rëndi të Guangdongit.

Stuhia, vërshimet dhe rrëqshitja e dheut ka shkatërruar 2 mijë e 675 shtëpi dhe ka prekur rreth 650 mijë njerëz në Guangdong, duke shkaktuar evakuimin e të paktën 36 mijë zyrtareve provinicalë.
XS
SM
MD
LG