Ndërlidhjet

Nga dhuna në Irak 32 të vdekur


Irak
Irak
Të paktën 32 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur në dy shpërthime jashtë një xhamie suite në Irak, pas dy ditë sulmesh në vend, që vranë dhjetëra njerëz të tjerë.

Disa raporte thonë se një bombë ka shpërthyer derisa adhuruesit po largoheshin nga lutjet e së premtes në Bakuba, në afërsi të Bagdadit.

Një bombë tjetër raportohet se ka shpërthyer pasi që njerëzit ishin mbledhur në vendin e ngjarjes.

Të mërkurën dhe të enjten, një valë sulmesh që goditën shiitët në Bagdad, Kirkuk, Mosul dhe Tamiyah kanë vrarë më shumë se 50 njerëz.

Vala e dhunës vjen në mesin e tensioneve në rritje në mes të myslimanëve sunitë dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Myslimanët sunitë akuzojnë qeverinë e kryeministrit Nuri al-Maliki se ka margjinalizuar dhe ka përndjekur komunitetin që është minoritet.
XS
SM
MD
LG