Ndërlidhjet

Erdogan: S'ka paqe pa pajtimin mes Hamasit e Fatahut


Kryeministri turk, Rejep Tajip Erdogan
Kryeministri turk, Rejep Tajip Erdogan
Do të jetë e pamundur që të arrihet një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, pa një pajtim ndërmjet militantëve të Hamasit dhe Fatahut, ka tërhequr vërejtjen kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Procesi i unitetit midis Fatahut dhe Hamasit- ky është ai që duhet të arrihet. Nëse ky pajtim nuk arrihet atëherë nuk besoj se do të ketë zgjidhje në diskutimet izraelito-palestineze”, ka thënë Erdogan para një grupi joqeveritar në Uashington.

Procesi i paqes në mes Izraelit dhe palestinezëve pothuajse është ngrirë, ndërkohë që mbeten dallime në mes të Hamasit dhe Fatahut, të dy këto grupe palestineze.
XS
SM
MD
LG