Ndërlidhjet

Franca kundër pranisë së Iranit në konferencën mbi Sirinë


Siri...
Siri...
Franca tha se do të kundërshtojë pjesëmarrjen e Iranit në një konferencë paqeje mbi Sirinë pavarësisht se aleati i Damaskut, Rusia dëshiron praninë e Teheranit në konferencën që pritet të mbahet në mesin e muajit korrik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Philippe Lalliot tha se “ne nuk e duam aty Iranin. Kriza në Siri është përhapëse dhe e prek tërë zonën. Stabiliteti rajonal është në rrezik dhe nuk mund të shohim se si një vend(Irani) që kërcënon këtë stabilitet të marrë pjesë në këtë konferencë”.

Bisedimet e reja pritet të përfshijnë edhe kryengritësit e edhe pjesëtarët e regjimit.

Ato mbështeten edhe nga SHBA edhe nga Rusia.

OKB thotë se që nga nisja e konfliktit dy vjet më parë në Siri kanë vdekur më shumë se 70 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG