Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një komandant lokal i policisë


Policia afgane e kontrollon një motoçiklist në kryeqytetin Kabul
Policia afgane e kontrollon një motoçiklist në kryeqytetin Kabul
Në Afganistan është vrarë Abdul Ghani, komandant i policisë në qarkun Khak-e-Safid, të provincës Farah. Atë mbrëmë e kanë vrarë dy militantë me motoçikletë, të cilët kanë hapaur zjarr kundër makinës së komandantit të policisë. Sulmi ndodhi afër shtëpisë së viktimës.

Ai menjëherë u dërgua në spital, por me të arritur atje nuk tregonte shenja të jetës.

Polici Abdul Ghani e ka udhëhequr në fushatë kundër talibanëve në Farah, me ç’rast janë zënë disa liderë lokalë talibanë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Ky sulm u bë në periudhën kur talibanët i kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave ndërkombëtare dhe vendëse, para tërheqjes së NATO-s, që parashihet për fundin e vitit të ardhshëm.

Tashmë forcat afgane e kanë marrë përgjegjësinë për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa trupat e jashtme janë tërhequr duke e marrë një rol këshillues.
XS
SM
MD
LG