Ndërlidhjet

Kroaci: Zgjatet afati për hyrjen e kosovarëve me viza Shengen


Pamje e qendrës së Zagrebit
Pamje e qendrës së Zagrebit
Autoritet e Kroacisë thonë se është marrë vendim për zgjatjen e afatit për hyrje në territorin e këtij vendi të shtetasve të Kosovës, që kanë viza Shengen.

Siç njofton mëtutje ministria e jashtme e Kosovës, sipas vendimit, për të cilin është informuar një delegacion i saj, i cili qëndroi për vizitë në Zagreb, shtetasit e Republikës së Kosovës, që posedojnë viza Shengen me validitet territorial të kufizuar (Valid for: Schengen States (-ES, GR, SK)), nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit nëpër territorin e Republikës së Kroacisë, deri më 31 Dhjetor 2013.

Gjatë vizitës në Zagreb, delegacioni i lartë i MPJ-së, ka pasur takime me zyrtarë kroatë, me ç’rast është konfirmuar vullneti i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Poashtu, është konfirmuar mbështetja e Kroacisë për Kosovën, e veçanërisht në proceset evro-integruese.
XS
SM
MD
LG