Ndërlidhjet

Vritet një politikane pakistaneze


Pakistan
Pakistan
Policia në Pakistan ka njoftuar për vrasjen e politikanes Zohra Shahid. Autoritetet e rendit kanë thënë se viktima është qëlluar jashtë shtëpisë së saj në qytetin Karaçi.

Personat e armatosur kanë ikur dhe, deri më tash, përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Shahid ka qenë nënpresidente e Partisë Tehreek-e-Insaf në provincën Sind.

Kryetari i partisë, Imran Khan, ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar” për vrasjen.
XS
SM
MD
LG