Ndërlidhjet

Koreja V. kryen edhe një test raketor


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Jugut ka thënë se Veriu ka testuar një raketë me rreze të shkurtër – të katërtën brenda dy ditësh.

Zëdhënësi i Mnistrisë jugkoreane të Mbrojtjes ka thënë se raketa është lëshuar të dielën në Detin Lindor.

Të shtunën, Phenjani ka lëshuar tri taketa me rreze të shkurtër nga bregdeti lindor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit në Seul, Kim Hyung-Seok, duke folur para lansimit të fundit, ka thënë se provat paraqesin kërcënim për rajonin dhe duhet të ndalojnë menjëherë.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka kërcënuar vazhdimisht Jugun dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo, si pasojë e sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara kundër saj, për shkak të provës së tretë bërthamore, të kryer në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG