Ndërlidhjet

Kina synon rritjen e bashkëpunimit me Indinë


Kryeministri i Kinës, Li Keqiang.
Kryeministri i Kinës, Li Keqiang.
Kryeministri i ri i Kinës, Li Keqiang, ka arritur në Indi, në vizitën e parë jashtë vendit.

Udhëtimi i tij treditor vjen në kohën kur dy fuqitë fqinje, të cilat janë po ashtu vendet më të populluara të botës, kanë shtuar përpjekjet për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare, të vjetër me dekada, si dhe për të forcuar lidhjet ekonomike.

Mosmarrëveshja kufitare është rindezur muajin e kaluar, pasi India ka akuzuar trupat kineze se kanë kaluar kufirin de facto të vendeve në Himalaje.

Mosmarrëveshja për territorin në rajonin Ladakh daton qysh në vitet 1950.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik pritet po ashtu të dominojë bisedimet.

Kina është tashmë njëri prej partnerëve kryesorë tregtarë të Indisë.

Li pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin indian, Manmohan Singh. Nga India, ai do të udhëtojë drejt Pakistanit dhe më pas drejt Zvicrës dhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG