Ndërlidhjet

Policia përleshet me protestuesit në Tunis


Tunis - foto arkivi
Tunis - foto arkivi
Policia e Tunizisë ka përdorur gazin lotsjellës dhe të shtënat në ajër për të shpërndarë qindra mbështetës të grupit islamist, Ansar al-Sharia, të tubuar në Tunis.

Rreth 500 islamistë, të cilët kanë ngritur barrikada në rrugë, kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, pasi një tubim i tyre në një tjetër qytet është ndaluar.

Qeveria e Tunizisë ka ndaluar tubimin e grupit në Kairouan, duke thënë se ai “ka treguar përbuzje për institucionet shtetërore, ka nxitur dhunë kundër tyre dhe paraqet kërcënim për sigurinë publike”.

Përleshje midis policisë dhe islamistëve janë raportuar të dielën edhe në Kairouan.
XS
SM
MD
LG