Ndërlidhjet

Gjykata do të dëgjojë apelin e Khodorkovskyt


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky
Gjykata Supreme e Rusisë është pajtuar që të dëgjojë një apel kundër dënimit të dytë të ish-manjatit të naftës, Mikhail Khodorkovsky.

Gjykata ka njoftuar përmes ueb-faqes së saj se do të rishqyrtojë dëniminn e Khodorkovskyt dhe të ish-partnerit të tij biznesor, Platon Lebedev.

Ajo nuk ka bërë të ditur se kur do të zhvillohet seanca dëgjimore.

Khodorkovsky, ish-udhëheqës i kompanisë së naftës YUKOS, dhe Lebedev janë burgosur në vitin 2004 nën akuzat për mashtrim dhe evazion tatimor.

Vetëm pak kohë para lirimit të paraparë, më 2010, qëndrimi i tyre në burg është zgjatur gjatë një gjykimi të dytë dhe kontrovers.

Lebedev tani pritet të lirohet në gusht të vitit 2014, ndëra Khodorkovsky në tetor të 2014-ës.
XS
SM
MD
LG