Ndërlidhjet

Francë: Babai arrestohet për vrasjen e dy fëmijëve


Foto arkivi
Foto arkivi
Një burrë me origjinë britanike është arrestuar në Francë, në lidhje me vdekjen e dy fëmijëve të tij, raportojnë mediat franceze.

Trupat e fëmijëve, pesë dhe dhjetë vjeç, janë zbuluar të shtunën pasdite në një apartament në Saint-Priest, bën të ditur AFP.

Të dy ata thuhet të jenë vrarë me thikë. Nëna ka alarmuar ngjarjen pas kthimit në apartament.

Zyra e Jashtme ka thënë se është në dijeni për raportet dhe se po heton rastin.

Raportet e mediave thonë se nëna i ka lënë fëmijët për herë të parë me babanë që nga divorci i tyre, disa vite më parë.

I dyshuari i paidentifikuar ka ikur, por është arrestuar shumë shpejt në qendër të Lyonit.
XS
SM
MD
LG