Ndërlidhjet

Presidenti birmanez viziton SHBA-në


Presidenti i Birmanisë, Thein Sein.
Presidenti i Birmanisë, Thein Sein.
Presidenti i Birmanisë, Thein Sein, do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të jetë vizita e parë në SHBA e një kryetari birmanez në pothuajse 47 vjet.

Ai do të takojë sot presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Vizita shihet si gjest i mbështetjes amerikane për Birmaninë, pas një sërë reformash që ka ndërmarrë ky vend për të dalë nga dekadat e sundimit ushtarak.

Obama ka vizituar Birmaninë nëntorin e kaluar. SHBA ka hequr gradualisht shumicën e sanksioneve kundër saj, pas lirimit të të burgosurve politikë dhe nisjes së reformave.

Disa kritikë, megjithatë, thonë se reformat në Birmani mbeten të pambaruara, duke përmendur këtu rastet e dhunës kundër pakicave myslimane.
XS
SM
MD
LG