Kina i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të lirojë 16 peshkatarët kinezë, të rrëmbyer më shumë se dy javë më parë.
Agjencia Xinhua bën të ditur se Ambasada e Kinës në Phenjan ka negociuar me zyrtarët koreanoveriorë lirimin e anijes dhe të peshkatarëve "sa më parë që të jetë e mundur".
Raportet e mediave kineze thonë se anija, në pronësi private dhe e pozicionuar në portin kinez të Dailaniit, është rrëmbyer më 5 maj nga "verikoreanë të armatosur", të cilët kanë kërkuar shpërblim prej 98,000 dollarësh.
Në maj të vitit 2012, Koreja e Veriut ka liruar 29 peshkatarë nga tri anije kineze, pasi ata janë mbajtur peng për 13 ditë.
Sipas mediave kineze, rrëmbyesit tani kanë kërkuar afro 50,000 dollarë për kthimin e anijes dhe të ekuipazhit, por nuk bëhet e ditur nëse shpërblimi është paguar.