Ndërlidhjet

SHBA publikon sot raportin për liritë fetare


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të shpallë sot Raportin Vjetor për Liritë Ndërkombëtare Fetare për vitin 2012.

Raporti përshkruan statusin e lirive fetare, politikat qeveritare që shkelin besimet dhe praktikat e grupeve apo individëve, si dhe politikat e Shteteve të Bashkuara që promovojnë liritë fetare.

Në pjesën për Kosovën të raportit të vitit të kaluar, është thënë se “Kushtetuta dhe ligjet tjera mbrojnë lirinë fetare dhe qeveria në përgjithësi ka respektuar atë, por ajo nuk ka shfaqur ndonjë tentativë drejt përmirësimit të respektimit dhe mbrojtjes së lirisë fetare”.
XS
SM
MD
LG