Ndërlidhjet

Bruksel: Takim i ri Thaçi – Daçiq


Hashim Thaçi (djathtas) dhe Ivica Daçiq
Hashim Thaçi (djathtas) dhe Ivica Daçiq
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët do të diskutojnë për planin e implementimit të marrëveshjes së arritur më 19 Prill, për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Bisedimet mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim është kusht për të dy shtetet në rrugën e tyre të mëtejshme për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës së djeshme në Beograd dhe Prishtinë, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, është takuar me të dy kryeministrat, me ç’rast vlerësoi se marrëveshja është “historike” për ka kërkuar “hapa konkretë” për implementimin e saj.
XS
SM
MD
LG