Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për involvimin e Hezbollahut në Siri


Pamje nga luftimet afër qytetit Qusayr në Siri
Pamje nga luftimet afër qytetit Qusayr në Siri
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, ka shfaqur shqetësim lidhur me involvimin e Hezbollahut në Siri, gjatë një bisede telefoonike me presidentin e Libanit, Michel Sleiman.

Kjo bisedë e dy presidentëve u bë në kohën kur trupat e qeverisë së Sirisë, të mbështetura nga luftëtarët e Hezbollahut, vazhdojnë sulmin e tyre në një qytet, që mbahet nga kryengritësit, afër kufirit me Libanin.

Observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se 28 luftëtarë të Hezbollahut ishin vrarë në luftimet triditëshe në qytetin Qusayr.

Hezbollahu, një grup shiit nga Libani, është aleat i madh i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën e tij kundër kryengritësve, që në të shumtën e rasteve janë sunitë.

Qyteti Qusayr konsiderohet si i një rëndësie strategjike, pasi shtrihet në autostradën, që e lidhë kryeqytetin Damask me qytetet e tjera në Siri, në bregdetin mesdhetar, të cilat janë nën kontroll të qeverisë.
XS
SM
MD
LG