Ndërlidhjet

Përkthyesve afganë iu jepet e drejta për të jetuar në Britani


Ish përkthyesi afgan, Mohammad (majtas), qe ka fituar te drejten e azilit, pozon me Jake Wood, nje ish ushtar britanik qe ka sherbyer ne Afghanistan...
Ish përkthyesi afgan, Mohammad (majtas), qe ka fituar te drejten e azilit, pozon me Jake Wood, nje ish ushtar britanik qe ka sherbyer ne Afghanistan...
Rreth 600 përkthyesve afganë, që kanë punuar për forcat britanike në Afganistan do t'iu jepet e drejta për të jetuar në Britani.

Sipas zyrtarëve të paidentifikuar të qeverisë, përkthyesve afganë që punonin në vijën e frontit për të paktën një vit, fillimisht do t’iu ofrohet një vizë pesë-vjeçare.

Kryeministri David Cameron ka kundërshtuar thirrjet për t’i lejuar përkthyesit dhe familjet e tyre të vendosen në Britani, por u tërhoq pas një fushate.

Përkthyesit afganë thonë se në qoftë se ata do të ktheheshin në Afganistan, do të përballeshin me kërcënim nga sulme të mundshme të militantëve talebanë për shkak të punës së tyre për forcat e huaja.

Britania ka vendosur të tërheqë 3 mijë e 800 deri në 9 mijë trupa nga Afganistani në këtë vit, pasi që NATO e udhëhequr nga forca ndërkombëtare përgatitet të tërheqë të gjitha trupat luftarake deri në fund të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG