Ndërlidhjet

HRW kërkon lirimin e gazetarit kazak


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch
Human Rights Watch (HRW) iu ka kërkuar autoriteteve kazake që të heqin akuzat kundër një gazetari të pavarur dhe aktivisti të shoqërisë civile Aleksandr Kharlamov dhe që ta lirojnë atë menjëherë nga një klinikë psikiatrike.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, kërkuesi i HRW-së për Azinë Qendrore, Mihra Rittmann tha se nuk mund të thuhet që është hera e parë që autoritetet përdorin “akuza kriminale për ta heshtur një kritik paqësor. “

Kharlamov është arrestuar në muajin mars dhe akuzohet për krime të urrejtjes fetare për shkak të artikujve mbi religjionet botërore.

Në muajin prill, ai është dërguar në një klinikë psikiatrike në veri-lindje të Almatit dhe është vënë nën observim të detyruar.

Të afërmit e tij këmbëngulin se rasti i tij është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG