Ndërlidhjet

Bisedimet vazhdojnë pasdite


Bruksel
Bruksel
Bashkimi Evropian ka njoftuar se takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq, do të vazhdojë në orët e pasdites.

Kjo, pasi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka të planifikuar tjetër agjendë në Këshillin e Evropës.

Thaçi dhe Daçiq kanë nisur takimin mbrëmjen e së martës, në përpjekje për të arritur pajtim për zbatimin e planit të marrëveshjes së 19 prillit.

Bisedimet mbrëmë janë mbyllur pa dakordim, për të vazhduar gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG