Ndërlidhjet

SHBA pranon se ka vrarë 4 amerikanë


Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder.
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pranuar se ka vrarë katër amerikanë me sulme të telekomanduara.

Në një letër për Kongresin, prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, ka mbrojtur vendimin e administratës Obama për të qëlluar dhe vrarë klerikun radikal mysliman, njëherësh shtetas të SHBA-së, Anwar al-Awlaki, më 2011 në Jemen.

Sipas Holderit, kjo tregon se shtetësia amerikane nuk i jep dikujt imunitet nga vdekja nëse “ai ka plotësuar kriteret e caktuara terroriste”.

Holder ka thënë se sulmi që ka vrarë al-Awlakin, ka vrarë edhe amerikanin Samir Khan.

Ndërkaq, djali i Awlakit, Abdulrahman al-Awlaki, është vrarë në Jemen, ndërsa Jude Mohammed është vrarë në Pakistan.

Holder ka thënë se, për dallim nga al-Awlaki, të tjerët nuk kanë qenë shënjestër e qëllimshme e vrasjes.

Zbulimet janë bërë një ditë para se presidenti Barack Obama të mbajë një fjalim të gjatë për sigurinë kombëtare.
XS
SM
MD
LG