Ndërlidhjet

Rusi: Policia e bastisi kompaninë që punon për Olimpiadë


Policë të maskuar dhe të armatosur sot i kanë bastisur zyrat e kompanisë, e cila është e involvuar në zhvillimin e kapaciteteve sportive për Lojërat Olimpike Dimërore 2014, në Soçi të Rusisë.

Drejtori i kompanisë, Oleg Shishov, u tha gezatrëve se policia e kishte bllokuar gjithë hapësirën rreth zyrave të firmës Mostovik Construction Company.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se policia i ka konfiskuar dokumentet e kompanisë.

Zoti Shishov i ka hedhur poshtë raportet se bastisja mund të ketë lidhje me një hetim të vitit të kaluar për dyshime se shefat e kompanisë i kanë keqpërdorë 64 milionë dollarë amerikanë.

Ministria e financave e Rusisë jep fonde me vlerë miliarda dollarë amerikanë për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG