Ndërlidhjet

Prishtinë: U zbulua Pllaka Përkujtimore e viktimave të Holokaustit


Pllaka Përkujtimore për viktimat e Holokaustit në Pprishtinë
Pllaka Përkujtimore për viktimat e Holokaustit në Pprishtinë
Në Prishtinë sot është zbuluar një Pllakë Përkujtimore për viktimat hebreje të Holokaustit.

Kjo veprimtari u bë në kuadër të Javës së Tolerancës në Kosovë, e cila zgjatë deri më 26 Maj.

Duke e zbuluar Pllakën Përkujtimore, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se me këtë pllakë, “përkujtohen hebrenjtë e Kosovës, të cilët u vranë në kampet naziste gjatë Holokausit”.

Mëtutje ai theksoi se “nga kjo tragjedi e përmasave të papërfytyrueshme, duhet të nxjerrim mësim”, dhe shtoi se “të mos i harrojmë familjet kosovare, që e shpëtuan popullatën hebraike, gjatë kësaj periudhe të errët dhe gjithashtu duhet të gjejmë forcë sot të lëvizim përtje konfliktit, përtej urrejtjes, për të bashkëpunuar me fqinjët tanë, për t’iu bashkuar komunitetit të kombeve të lira evropiane, liria e të cilave është ndërtuar mbi gjakun e derdhur gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Zoti Thaçi në vazhdim theksoi se “përderisa ne kujtojmë viktimat e konfliktit, për të arritur pajtimin e vërtetë, gjatë këtij procesi, ne duhet t’i kujtojmë edhe fajtorët”.

Në ceremoninë e zbulimit të Pllakës Përkujtimore ishte i pranishëm edhe ambasadori izraelit, Yosef Levy, njofton ministria e jashtme e Kosovës.

“Shteti i Izraelit përqafon dhe çmon përpjekjet për të ruajtur kujtimin për viktimat hebreje të Holokausutit në Kosovë. Izraeli shpreh mirënjohjen e tij për ripërtritjen e jetës hebraike në Kosovë, duke përfshirë mirëmbajtjen e varrezave dhe vendosjen e pllakës në vendin e Sinagogës së shkatërruar në Prishtinë”, tha Yosef Levy.
XS
SM
MD
LG