Ndërlidhjet

Fuele: Marrëveshja ndryshoi perspektivën e B.Perëndimor


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje historike”, ka thënë Fuele, duke hapur konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez.

Ai ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.

Fuele po ashtu ka thënë se vendet e rajonit tani duhet të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike, porse “nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
XS
SM
MD
LG