Ndërlidhjet

VV reagon ndaj arrestimit të të dyshuarve për krime lufte


Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të pesë personave, nën dyshimet për krime lufte. Ajo ka kritikuar EULEX-in si një mision jodemokartik, i cili nuk i jep llogari as popullsisë, as institucioneve vendëse.

“Kur kësaj ia shtojmë faktin që EULEX-i nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit tonë, UÇK-në e luftën tonë çlirimtare, nuk kemi si të besojmë a shpresojmë se ai mund të ndajë drejtësi”, thuhet në reagim.

Sipas Vetëvendosjes, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe “Qeveria e Kosovës nuk po e mbron këtë luftë as si histori të lavdishme, as si koncept politik e vizion kombëtar, dhe as pjesëtarët e saj”.

“Askush nuk bën të fshihet prapa emrit të UÇK-së për asnjë çështje, asnjëherë. Mirëpo, edhe shkeljet e krimet eventuale e individuale të pjesëtarëve të UÇK-së nuk mund t'i trajtojë EULEX-i, i cili po e njeh luftën në Kosovë vetëm atëherë kur bëhet fjalë për krimet e luftës dhe vetëm atëherë kur këto u përshkruhen shqiptarëve e jo Serbisë dhe forcave të saj”, thuhet në reagimin e VV-së.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG