Ndërlidhjet

SHBA vazhdon të mbështesë Kosovën në siguri


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kolonelin James F. Kott.

Siç bën të ditur kumtesa nga MPJ, në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, në sektorin e sigurisë.

Hoxhaj e ka cilësuar përkrahjen e SHBA-së në këtë aspekt si vendimtare për fuqizimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të shtetit të Kosovës.

Koloneli Kott është shprehur i bidnur se kjo mbështetje do të vazhdojë.

Dy zyrtarët kanë biseduar po ashtu për pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në mekanizmat e tjerë të sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG