Ndërlidhjet

Përleshje në Filipine, vriten marinsë e militantë


Ushtarë filipinas..
Ushtarë filipinas..
Zyrtarët ushtarakë thonë se shtatë marinsa filipinas dhe të paktën katër militantë të Abu Sayyaf-it janë vrarë në një përleshje në jug të vendit.

Nëntë marinsa të tjerë dhe një numër i luftëtarëve të Abu Sayyaf raportohet se janë plagosur në betejën me armë në provincën Sulu të shtunën.

Përleshja e armatosur shpërtheu derisa marinsat poo gjurmonin militantët në afërsi të qytetit bregdetar Patikul.

Abu Sayyaf së fundi ka kryer një numër rrëmbimesh.

Grupi i lidhur me Al-Qaeda, është aktiv në rajonin, ku minoriteti mysliman po lufton për vetëqeverisje për dekada të tëra.
XS
SM
MD
LG