Ndërlidhjet

Balona paqeje në Kabul


Ilustrim
Ilustrim
Vullnetarët kanë shpërndarë 10 mijë balona rozë për banorët në Kabul, një ditë pas shpërthimeve dhe të shtënave në kryeqytetin afgan.

Balonat janë dhorëzuar për kalimtarët në qendër të qytetit.

Ngjarja “Ne besojmë në Balona” u organizua nga artisti nga Nju Jorku Arboleda Yazmany, i cili ka organizuar veprime të ngjashme në Keni, Indi dhe Japoni.

Arboleda tha se çdo tullumbace përmban një mesazh të shkruar nga vullnetarët e paqes në mbarë botën.

Data e projektit është mbajtur sekret, në mënyrë që të mbrohej nga kërcënimet e mundshme.

Të premten, forcat afgane të sigurisë kanë luftuar me militantët talebanë për orë të tëra në Kabul, pasi që një shpërthim goditi një objekt që përdorej nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Së paku tetë vetë u vranë në dhunë, duke përfshirë militantë, roje dhe civilë.
XS
SM
MD
LG