Ndërlidhjet

Kijev: Mbahet paradë homoseksualësh


Kijev
Kijev
Rreth 50 aktivistë homoseksualë kanë mbajtur një paradë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, megjithë ndalesën e autoriteteve lokale.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë raporton se parada ka zgjatur më pak se një orë nën praninë e forcave të shumta policore.

Dhjetë persona, që u përpoqën të prishin marshimin janë arrestuar.

Ata ishin në mesin e rreth 100 aktivistëve, që protestonin kundër ngjarjes.

Të enjten, një gjykatë në Kiev mbështeti një kërkesë nga autoritetet e qytetit për të ndaluar marshimin, duke thënë se ajo rrezikonte shkaktimin e dhunës.

Në vitin e kaluar, organizatorët kishin anuluar një ngjarje të njëjtë pasi që grupe ekstremiste ishin mbledhur në lokacionin e planifikuar për protestë.

Në Moskë, aktivistët e të drejtave të homoseksualëve u përpoqën gjithashtu që të mbajnë një tubim të palejuar jashtë ndërtesës së parlamentit dhe pranë zyrës së kryetarit, por u ndaluan nga policia.
XS
SM
MD
LG