Ndërlidhjet

Damasku merr pjesë në konferencën e Gjenevës


Ministri i Jashtem sirian Walid Muallem
Ministri i Jashtem sirian Walid Muallem
Damasku është pajtuar në parim që të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të paqes, që pritet të mbahet në Gjenevë në muajin e ardhshëm dhe e cila synon zgjidhjen e konfliktit civil në vend.

Ministri i Jashtëm sirian Walid al-Muallem bëri këtë deklaratë të dielën gjatë bisedimeve me homologun e tij irakian në Bagdad.

Muallem tha se konferenca do të jetë një “mundësi e mirë për të zgjidhur krizën siriane.”

Muallem ishte në Bagdad, në një vizitë të paparalajmëruar ku pritej të bisedonte me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki.

Vizita vjen një ditë pasi Bagdadi ka nisur një operacion të sigurisë në Irakun perëndimor, që synon sigurimin e rajonit nga përdorimi i militantëve, që po luftojnë me qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Iraku nuk e ka përkrahur publikisht Assadin, por qeveritë perëndimore e akuzojnë Bagdadin se ka injoruar fluturimet iraniane mbi territorin e Irakut, që furnizonin me pajisje ushtarake Damaskun.
XS
SM
MD
LG