Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës kërkojnë garanci nga Beogradi


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Ish sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq ka thënë se serbët e Kosovës duan garanci se do të jenë qytetarë të Republikës së Serbisë.

Ata kërkojnë garanci edhe se do të kenë siguri politike dhe perspektivë ekonomike, dhe kjo sipas Ivanoviqit mund të garantohet vetëm nga qeveria në Beograd.

“Nëse këtë na e garanton qeveria jonë, askush tjetër nuk mund të na japë garanci më të mira sepse serbët në Kosovë nuk i besojnë as Prishtinës e as Brukselit”, ka thënë ai për mediat në Serbi.

Ai nuk beson se Qeveria në Beograd do ta ndryshojë marrëveshjen për të cilën ka arritur pajtim në Bruksel.

Serbët e Kosovës, kryesisht ata në veri kanë kundërshtuar marrëveshjen për normalizimin e raporteve që kryeministri Hashim Thaçi ka arritur me homologun e tij serb, Ivica Daçiq në Bruksel.

Në javën që po lëmë pas, të dy kryeministrat kanë arritur pajtueshmëri në parim edhe për planin e zbatimit të saj.

Ndërkohë, të dielën qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se do të zhvillojë një seancë për të diskutuar planin e zbatimit.
XS
SM
MD
LG