Ndërlidhjet

Kerry e Lavrov diskutojnë për Sirinë


Sergei Lavrov dhe John Kerry
Sergei Lavrov dhe John Kerry
Ministrat e Jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë, John Kerry dhe Sergei Lavrov, pritet të takohen të hënën në Paris për të diskutuar perspektivat e një konferenceje të paqes për Sirinë.

Ministri i Jashtëm sirian Valid al-Moallem njoftoi të dielën se qeveria ishte e gatshme “në parim” që të marrë pjesë në bisedimet ndërkombëtare.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të marrë pjesë opozita siriane.

Opozita mbetet e ndarë mbi kontestet përçarëse dhe ndikimin e islamistëve, dhe ka përjashtuar negociatat me qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

Përfshirja e Iranit në takim gjithashtu nuk është e qartë. Franca refuzon një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG