Ndërlidhjet

Putin dhe Necas flasin për lidhjet dypalëshe


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, takon sot në Soçi kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Necas.

Bisedimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e energjisë.

Dy zyrtarët do të adresojnë po ashtu ndërtimin e centralit bërthamor Temelin në Çeki, i cili aktualisht është në qendër të luftës për tenderim nga një konsorcium amerikano-japonez dhe një tjetër çeko-rus.

Necas ka mbërritur në Moskë pa ndonjë incident, edhe pse aeroplani i qeverisë ka pësuar një plasaritje të xhamit gjatë udhëtimit, duke detyruar gati ulje emergjente.
XS
SM
MD
LG