Ndërlidhjet

KE: Azerbajxhanit i duhet liri më e madhe e shprehjes


Komisionari për të drejta të njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks.
Komisionari për të drejta të njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks.
Komisionari për të drejta të njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks, ka thënë se Azerbajxhani ka nevojë për liri më të madhe të shprehjes dhe të tubimit.

Në fund të vizitës së tij treditore në Azerbajxhan, Muiznieks ka thënë se lirimi i të gjithë personave të ndaluar për shkak të pikëpamjeve të tyre “duhet të jetë prioritet për autoritetet e Azerbajxhanit “.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje presidentit të këtij vendi që të mos nënshkruajë ligjin që dënon shpifjen në internet.

Muiznieks ka shprehur sheqetësim edhe për “problemet me të cilat përballen organizatat joqeveritare”.
XS
SM
MD
LG