Ndërlidhjet

Gratë afgane duan ligj për të drejtat e tyre


Kabul, 27 maj 2013.
Kabul, 27 maj 2013.
Dhjetëra aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan kanë protestuar të hënën para ndërtesës së parlamentit në Kabul, duke kërkuar miratimin e ligjit që mbron të drejtat e grave.

Protestueset kanë brohoritur parulla si “Drejtësia është e drejta jonë” dhe “Gratë nuk duhet të bëhen viktima”. Ato po ashtu u kanë kërkuar ligjvënësve që të mos ndryshojnë legjislaturën kundër dhunës ndaj grave.

Masa, e cila ndalon dhunën ndaj grave dhe martesat e detyruara, ka kaluar me dekretin e presidentit Hamid Karzai në vitin 2009, por ajo nuk është miratuar nga parlamenti.

Disa nga politikanët konservatorë dhe udhëheqësit fetarë kanë kërkuar braktisjen e ligjit, duke thënë se ai nuk u përmbahet rregullave të Islamit.

Shkeljet e të drejtave të grave janë të zakonshme në Afganistan, veçanërisht në zonat rurale.
XS
SM
MD
LG