Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia do zgjidhje të qëndrueshme


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Serbia këmbëngul në stabilitetin e rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Beograd.

Daçiq citohet të ketë thënë se misioni paqeruajtës i Aleancës Veriatlantike në Kosovë mbetet garantues për sigurinë e serbëve.

“Qeveria e Serbisë ka nisur dialogun me 'autoritetet e përkohshme të Prishtinës', për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë. Këmbëngulim në zgjidhje të qëndrueshme, në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.
XS
SM
MD
LG