Ndërlidhjet

Mbi 70 të vrarë në Bagdad


Bagdad, 27 maj 2013.
Bagdad, 27 maj 2013.
Më shumë se 70 persona janë vrarë në një seri sulmesh në Bagdad.

Mbi 12 shpërthime kanë tronditur të hënën lagjet shiite të kryeqytetit irakian, duke rritur frikën për përshkallëzimin e përplasjes sektare.

Përgjegjësinë për dhunën e fundit nuk e ka marrë ende asnjë grup, por sulme të ngjashme në të kaluarën kanë kryer kryengritësit sunitë dhe militantët e Al Kaidës.

Më shumë se 1,000 persona thuhet të jenë vrarë në dy muajt e fundit nga sulmet në zonat shiite dhe sunite të Irakut.

Kjo është përshkruar si vala më e rëndë e dhunës, prejse trupat amerikane janë tërhequr nga Iraku, në dhjetor të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG