Ndërlidhjet

SHBA e Kina do të forcojnë lidhjet ushtarake


Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Tom Donilon.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Tom Donilon.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për marrëdhënie më të thella ushtarake me Kinën, të cilat “do t’i kontrbuonin besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Tom Donilon, i ka bërë këto komente në Pekin, gjatë takimit me udhëheqësin e lartë ushtarak të Kinës, Fan Changlong.

Ai ka thënë se dy vendet duhet të punojnë për t’u përballur me “sfidat jotradicionale të sigurisë", përfshirë paqeruajtjen, operacionet anti-pirateri dhe ndihmat në raste fatkeqësish.

Për “një lloj të ri të marrëdhënieve” ka bërë thirrje edhe Fan.
XS
SM
MD
LG